Kazablanka, 14 mars, NOA – Pasi gjithë bregu verior i Afrikës ka pësuar tronditje nga protestat e javëve të fundit, duket se efektet e tyre nuk kanë lënë pa prekur edhe Marokun, vendin e vetëm të mbetur jashtë hartës së rebelimit qytetar.
Siç bëhet me dije nga mediat vendase, disa persona janë plagosur dje në kryeqytetin Kazablanka, ndërsa policia ka përdorur shkopinj për të ndërprerë tubimin e qindra demonstruesve.
Këta të fundit kërkojnë zbatimin e reformave në vend, ndërsa mbreti Muhamed, ka emëruar një komitet për të hartuar propozimin për reformën kushtetuese.
n.e/NOA