Fukushima, 14 mars, NOA – Pas shpërthimit të parë të ndodhur dje, një tjetër ka pasuar centralin bërthamor të Fukushimas, duke shkaktuar një panik të vërtetë te japonezët për prekje nga radioaktiviteti.
Mediat vendase bëjnë me dijeni se një shpërthim i dytë ka goditur impiantin nuklear në Tokio të Japonisë, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar prej tij.
Tashmë, sistemi i ftohjes në reaktorin 2 të centralit bërthamor Fukushima ka dalë jashtë funksionit, megjithëse teknikët japonezë po luftojnë për ta ulur temperaturën e tij.
Tashmë, rreth 170 mijë njerëz janë evakuuar nga zona pranë fabrikës në një rreze prej 20 km.
Ndërkaq, nga autoritetet është bërë e ditur se së fundmi niveli i rrezatimit është rritur mbi limitet e lejueshme.
Aktualisht, rrezatimi ndodhet në shkallën 4 nga 7 nivele matëse. Ndërsa një grup ekspertësh ka nisur të testojë qytetarët për rrezatim nga radioaktiviteti, ku personi i parë ka rezultuar si i prekur.
n.e/NOA