Elbasan, 14 Mars 2011 NOA – Kandidati i vetëm i mazhorancës për kreun e bashkisë së Tiranës është ministri aktual i Brendshëm, Lulzim Basha.
Pohimin e bëri vetëm sot pasdreke, hapur, Kryeministri Sali Berisha, gjatë një vizitë që bëri me rastin e Ditës së Verës në Elbasan.
“Vitin tjetër kryebashkiaku i ri i Tiranës dhe kryebashkiaku i ri i Elbasanit do të bëjnë një axhendë të përbashkët për të festuar Ditën e Verës”, - deklaroi kryeministri dhe, i pyetur këtu, nëse “do të jetë zoti Basha?”, u përgjigj: “E kush tjetër”.
e.t/NOA