English

Anglia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, 15 mars, NOA – Mbretëria e Bashkuar do të mbështes integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është deklarata që ka bërë sot Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Daniel Fearn gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha.

“Fearn e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i rikonfirmoi atij se Britania e Madhe dhe qeveria britanike është mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të Ballkanit perëndimor në BE dhe do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet e saj për integrim”, njofton zyra e shtypit të Kryeministrisë.

Në takim u shpreh vlerësimi i të dy qeverive për bashkëpunimin e ngushtë që të dy vendet kanë zhvilluar vitet e fundit në disa fusha të rëndësishme, si luftën kundër krimit, kundër terrorizmit, në kuadër të bashkëpunimit në NATO, etj.

Përfaqësuesi i ministrisë së jashtme britanike vlerësoi në veçanti arritjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit, etj.

“Qeveria britanike vlerëson qëndrimin konstruktiv dhe rolin e Shqipërisë në konsolidimin e paqes stabilitetit dhe bashkëpunimin në rajon”, u shpreh Daniel Fearn.

Në takim u vlerësua gjithashtu angazhimi i qeverisë shqiptare për të implementuar të 12 kërkesat e parashtruar nga KE në raportin e tij, si dhe u theksua rëndësia që të gjithë faktorët të përmbushin përgjegjësitë e tyre lidhur me këtë proces.

Nga ana tjetër kryeministri Berisha i konfirmoi përfaqësuesit anglez vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare, në zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

a.k/NOA

KOMENTE