Tiranë, 15 mars, NOA – Familjarët e 26 viktimave që humbën jetën në shpërthimin e depos së municioneve në Gërdec kanë nisur pak minuta më parë homazhet për tre vjetorin e kësaj ngjarjeje.
Ceremonia po zhvillohet në fshatin Gërdec, në vendin që njihet me emrin krateri i Gërdecit. Familjarët e punëtorëve që ishin pjesë e stafit që punonte në fabrikën e demontimit, si dhe familjarët e banorëve që u dëmtuan nga ky shpërthim, kanë vendosur lule në memorialin që është ngritur për nder të viktimave.
Homazhet zhvillohen me rastin e 3 vjetorit të tragjedisë. Ndërkohë që familjarët e viktimave nuk kanë pranuar të jenë pjesë e protestës së opozitës që do të zhvillohet në të njëjtin vend, në orën 17:00.
a.k/NOA