Libi, 15 mars, NOA - Raportet thonë se forcat besnike të Muamer Gadafit kanë rimarrë kontrollin e qytetit Zvara. Ky i fundit është njëri nga rajonet e para që kishte rënë në duart e luftëtarëve kryengritës.
Ndërkohë, në frontin diplomatik, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka zhvilluar bisedime me figurën e njohur opozitare të Libisë. As Klinton e as Mahmub Xhibril nuk e komentuan takimin e tyre në një hotel luksoz në Paris.
NOA