Milano, 15 Mars NOA - Dënim i rëndë duhet thënë ka ardhur nga gjykatësi sportiv në drejtim të Zlatan Ibrahimovic dhe kjo në lidhje “shtyrjen” që suedezi dha në drejtim të Marco Rossi, veprim që u konsiderua si “dhunë”. Në këtë mënyrë Milani nuk do ta ketë prezent lojtarin në sfidat me Palermon Fiorentinën dhe në derbin me Interin. Ibrahimovic paguan “për sjellje jo të rregullt më fushën e lojës; pasi në minutën e 28' të pjesës së dytë, gjatë lojës në zhvillim, por me topin jo më në distancë loje,ai godi dhunshëm, lojtarin kundërshtar, duke e hedhur në tokë”. r.b/NOA