English

Inxhinierë e studentë të arkitekturës vlerësojnë maketet e Parlamentit të ri

Tiranë, 15 mars 2011, NOA – 12 maketet për Kompleksin e ri Parlamentar të ekspozuara prej të premtes së 11 marsit në mjediset e Kryesisë së Kuvendit janë vizituar sot nga studentë të arkitekturës, inxhinierë, studiues të fushave të ndryshme, intelektualë e qytetarë të thjeshtë. e cila prej ditësh vazhdon të jetë e hapur në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke u shpjeguar vizituar si cicerone maketet përkatëse u shpreh se kompleksi i ri parlamentar do të jetë tempulli i demokracisë.

Sipas saj kompleksi i ri parlamentar do të jetë monumenti i Kombit.

“Ky Kompleks do të jetë i një rëndësi të veçantë dhe shumë ekologjik, pasi përfshin elementin ujë, diell dhe shikimi drejt Evropës”, nënvizoi ajo duke shoqëruar vizitorët.

Inxhinierë dhe studentë të arkitekturës shprehën vlerësimet e për këtë vepër madhore, e cila është ndërthurur mes transparencës për qytetarët, simbolikës së transparencës parlamentare dhe transparencës mes parlamentarëve e qytetarëve.

Planimetritë e maketeve janë vendosur në mënyrë të tillë nga syri i projektuesve duke vënë në pah pushtetin që vjen nga organi më i lartë i qeverisjes së një vendi.

Kompleksi i ri Parlamentar, i cili do të ndërtohet tek Piramida pritet të përurohet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në nëntorin e vitit të ardhshëm.

mit/NOA

KOMENTE