Tokio, 15 mars, NOA – Mbi 2500 është numri i viktimave të deritanishme, të nxjerra nga gërmadhat e ndërtesave të goditura prej tërmetit dhe tsunamit të para pak ditëve në Japoni.
Lajmi konfirmohet nga mediat japoneze, sipas të cilave, në total, numri i të vdekurve nga kjo tragjedi është 10 mijë.
Ndërkaq, shumë japonezë janë duke vuajtur mungesën e ujit të pijshëm, ushqimeve dhe ngrohjes.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar alarmin se janë 1.4 milionë njerëz që duhet të furnizohen me ujë të pijshëm.
n.e/NOA