English

Japoni, regjistrohet një tjetër tërmet, s’ka rrezik për cunami

Toyohashi-Japoni, 15 mars 2011, NOA – Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sot në Japoni. Lajmin e bëri publik Agjencia japoneze e Meteorologjisë, e cila bëri me dije se një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot 120 km larg kryeqytetit japonez Tokio, pikërisht në zonën e Toyohashit.

Sipas ekspertëve japonezë epiqendra e tërmetit u lokalizua në prefekturën e qytetit Shizuoka, që ndodhet 120 km larg Tokio dhe në afërsi të malit Fuji, një zonë e cila sipas agjencisë ishte parashikuar të goditej fort nga këto lëkundje sizmike.

Agjencia japoneze e Meteorologjisë saktësoi se epiqendra e tërmetit të regjistruar sot ishte vetëm 10 km më në thellësi të zonës ku ishte parashikuar nga ekspertët.

Ndërkohë agjencia japoneze Kyodo bën me dije se nuk ekzistojnë rreziqe për një tjetër cunami pas lëkundjeve të sotme të tërmetit me magnitudë 6.2 ballë.

mit/NOA

KOMENTE