Tokio, 15 mars, NOA – Të paktën 130 miliardë euro janë llogaritur dëmet e deritanishme të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami i fuqishëm që goditi javën e kaluar Japoninë.
Shifrat bëhet me dije nga ekspertët e ekonomisë japoneze, sipas të cilëve, deri tani më shumë se 70 shtete kanë dërguar ndihmës ndërkombëtarë në Japoni, ndërsa 100.000 anëtarë të forcave japoneze të vetëmbrojtjes kanë mbërritur gjithashtu në zonën e katastrofës.
Për shkak të problemeve në reaktorët bërthamorë, prodhimi i energjisë ka rënë dhe për këtë arsye, qeveria në Tokio i ka bërë thirrje popullsisë ta kursejë atë.
Ndërkaq, Toyota, prodhuesi më i madh japonez i automjeteve, ka pezulluar prodhimin të paktën deri ditën e nesërme.
n.e/NOA