Kalifornia, 15 Mars NOA - Nuk ndodh gjithmonë që të gjendeni për darkë më një yll të kinemasë, por megjithatë duhet thënë se nga një tip si Johnny Depp mund të presësh gjithçka.
Aktori ka bërë të ditur për “Daily Star” se, kur ka firmosur autografe, fansat shpeshherë i kanë kërkuar gjera nga më të ndryshmet: “Më kërkojnë gjithçka, ‘Mund të flasësh në telefon me mamanë time?’ ose ‘Dëshiron të darkosh në shtëpinë time?’. Megjithatë të gjitha janë të sigurta se s’do të marrin përgjigjen pozitive. Megjithatë në krahun tjetër Johnny ka pranuar: “Një herë kam shkuar në shtëpinë e një fanseje. Kishte probleme martesore dhe u përpoq të më ndërmjetësonte. Fatkeqësisht, nuk shërbeva”.
r.b/NOA