Prishtinë, 15 mars 2011, NOA- Komisionet parlamentare të Kosovës nën drejtimin e kryetarëve dhe praninë e anëtarëve si dhe në praninë e një sërë organizatash ndërkombëtare u diskutua Plani Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara për periudhën pesëvjeçare 2011- 2015.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, me këtë rast vuri në pah bashkëpunimin e frytshëm të Kuvendit të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, siç është UNDP-ja dhe Agjencitë tjera të KB-së.
Ai më tej shtoi se “duke i’u falënderuar bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një varg ligjesh, në linjë me kriteret e përcaktuara nga Rezoluta për Deklaratën e Mijëvjeçarit dhe nga Rezoluta për Integrim Evropian”.
Ndër të tjera ia tha se, “Kemi arsye të mirë për të qenë optimistë, përderisa jemi të bashkuar dhe të vendosur për të arritur sukses. Identiteti dhe tradita e qytetarëve tonë është e ndërtuar mbi idenë e përparimit të drejtë për secilin, duke i mundësuar secilit fuqi për ta ndërtuar suksesin jetësor personal”.
Osnat Lubran, koordinatore e zhvillimore e KB-së, tha se ndihet e nderuar që i është dhënë rasti të paraqes Planin e Përbashkët Zhvillimorë të Kosovës 2011-2015.
Ajo më tej i njoftoi të pranishmit se në Kosovë operojnë 21 agjencione të KB-së me rreth 21 milion investime në vit.
Në vijim, Lubran, tha se gëzon fakti që në Kosovë është rritur shkalla e sigurisë dhe bruto të ardhurat për kokë banori po ashtu kanë shënuar rritje.
Me qëllim të përgjigjes ndaj sfidave, vazhdoi Lubran, Plani i Përbashkët Zhvillimor i OKB-së 2011-2015 për Kosovën do të fokusohet rreth katër temave strategjike.
Së pari, Kornizat legjislative dhe politike për përfshirje sociale, së dyti llogaridhënia për ofrimin e përfshirjes sociale, së treti fuqizimi dhe pjesëmarrja lokale, dhe së katërti, mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit, tha Lubran.
Lidhur me Planin e Përbashkët Zhvillimor të Kosovës shfaqën qëndrimet e veta edhe anëtarët e komisioneve parlamentare.
Ata me këtë rast shtruan nevojën që organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të kenë koordinim më të madh mes vete.
Anëtarët unanimisht u shprehën se përmirësimi i jetës së qytetarëve bëhet me zhvillimin ekonomik të vendit.
Në kontest të zhvillimit ekonomik, anëtarët e komisioneve vlerësuan se edhe lëvizja e lirë për qytetarët ndikon në zhvillimin ekonomik, gjë e cila padrejtësisht u mohohet qytetarëve të Kosovës, vlerësuan ata.
Në fund të debatit, koordinatorja Lubran tha:” Agjencionet e OKB-së janë të interesuara që procesi i zhvillimit të Kosovës të vazhdojë, por, roli i juaj është që ta mbani qeverinë përgjegjëse”.
a.y/NOA