English

Kosovë, Buxheti i 2011-ës, pret votat në seancën e 25 marsit

Prishtinë, 15 mars 2011, NOA-Projektligji për Buxhetin e vitit 2011 në Kosovë pritet të shkojë në parlament për të marrë votat e ligjvënësve më 25 mars.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga kryetar i Kuvendit Jakup Krasniqi, e mori këtë vendim ditën e sotme si dhe ngarkoi Komisionin për Buxhet dhe Financë, si komision i përhershëm, që ta shqyrtojë Projektligjin për Buxhetin dhe Kuvendit t’ia paraqesë Raportin me rekomandime, për shqyrtim dhe miratim. Por pavarësisht përcaktimit të kësaj date, pritet që miratimi i buxhetit të sjellë debat, pasi opozita parlamentare nuk është dakord as me nivelin ekonomik të vendit dhe aq më pak me drejtimin që po i bëhet Kosovës nën qeverinë e Kryeministrit Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosja vazhdimisht e ka kritikuar qeverinë, madje ajo bojkotoi edhe punimet e seancës kur u votëbesua qeveria dhe Presidenti.

a.y/NOA

KOMENTE