Liverpul, 16 Mars NOA- Një ish-Mis kanadeze është personi i parë në botë që sapo ka mbaruar studimet master në Universitetin e Liverpulit për Bitëllsologji".
Në kursin “The Beatles” ishin regjistruar 12 studentë me kohë të plotë të cilët u mundën nga konkurrentja Mary, aktore, këngëtare dhe finaliste e Mis Kanadasë.
Mike Brocken, themelues dhe udhëheqës i masterit “Beatles”
thotë: "Ky është i vetmi program pasuniversitar në botë në llojin e vet”. Kursi ka zhvilluar çështje të ndryshme, si : analiza e metodës së kompozimit të “Beatles”, por gjithashtu janë analizuar dhe aspektet sociologjike (Liverpuli ka ndihmuar në modelimin e muzikës së kuartetit).
"Unë jam krenare për arritjet e mia. Ishte një kurs sfidues dhe i këndshëm ku shfaqej një pasqyrë e madhe e ndikimit që Bitëllsat kanë pasur dhe kanë në të gjitha aspektet e jetës”.
Ajo pritet të kthehet me burrin dhe dy vajzat e saj në Kanada ku do të vazhdojë sërish studimet në lidhje me muzikën.
a.e/NOA