English

Miratohet kërkesa e PS, për komisionin hetimor mbi veprimtarinë e Parlamentit

Tiranë, 15 mars 2011, NOA- Rreth 30 minuta më parë mbylli punimet Konferenca e Kryetarëve e mbledhur ne Kryesinë e Kuvendit.

Nën drejtimin e Kryetares, Jozefina Topalli, dhe me praninë e përfaqësuesve të grupeve Parlamentare, nënkryetarët e Kuvendit, si dhe Kryetarë të komisioneve parlamentare, u ra dakord në parim për kërkesën e Grupit parlamentar socialist për ngritjen e një komisioni hetimor për veprimtarinë e Parlamentit.

Ndërkaq burime zyrtare nga Kryesia e Kuvendit konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA se, Konferenca e Kryetarëve diskutoi dhe miratoi gjithashtu edhe Programin e punës së Kuvendit për periudhën 21 Mars- 19 Maj si dhe miratoi Kalendarin tri javor te punimeve gjatë periudhës 21 Mars deri më 7 Prill 2011.

a.y/NOA

KOMENTE