English

Nga Bulevardi, PS sot proteston në Gërdec

Gërdec, 15 mars, NOA – Protestat e Partisë Socialiste sot do të njohin një devijim të destinacionit të zakonshëm të tyre, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim të zhvillohen gjatë këtyre javëve, në bulevardin kryesor të vendit “Dëshmorët e kombit”.

Siç bëhet me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë selisë rozë, Partia Socialiste ka programuar që të organizojë sot një protestë në Gërdec, duke përfituar në këtë mënyrë nga 3-vjetori i tragjedisë së Gërdecit.

Kjo e fundit ndodhi pas shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve që ndodhej në këtë fshat pranë Tiranës dhe prej saj humbën jetën 26 persona si dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Konkretisht, mbështetësit e opozitës kanë parashikuar që të mblidhen aty në orën 17:00 dhe të protestojnë kundër qeverisë, pikërisht në vendin ku tre vjet më parë ndodhi shpërthimi i depos së municioneve ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE