English

Pacolli: Të nisë sa më parë ndryshimi i Kushtetutës

rishtinë, 15 mars, NOA – Duke nisur që nga dita e sotme, në Kosovë do të fillojë procedura e ndryshimit të Kushtetutës së saj, saktësisht në pjesën e cila ka të bëjë me zgjedhjet.

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë presidenti kosovar Bexhet Pacolli, gjatë një takimi që pati më kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Sipas tij, paraqitet mëse i nevojshëm reformimi i sistemit zgjedhor, i cili presupozon ndryshimin në Kushtetutë të faktit që Kosovën e përcakton si një zonë të vetme zgjedhore. Ndërsa në lidhje me procesin e njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur, Pcolli tha se ai ka ngecur për momentin, për shkak të vakuumit institucional.

Por ai premtoi se Kosovën së shpejti pritet ta njohin vende nga kontinente dhe rajone të ndryshme të botës, konkretisht nga shtete të Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

n.e/NOA

KOMENTE