Tiranë, 16 mars 2011, NOA - Masat ajrore te paqëndrueshme do te mbetet prezent ne territorin shqiptar, duke bere qe vranesirat dhe shirat e dobet te jene dominuese ne vend. Mesdita do te sjelle shtim te vranesirave dhe shirave ne te gjithe vendin, me te dendura ne Bajram Curri, Puke, Kukës, Shkodër, Lezhe, Tirane, Kruje. Elbasan por me intensitet mesatar ne pjesën tjeter te vendit.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb edhe pasditja do te vijoje me vranesira dhe shira me intensitet mesatar ne zonat malore por zona e ulet dhe bregdetare do te mbetet me vranesira dhe shira te dobet. Ne mbremje dhe gjate nates i gjithe vendi do te karakterizohet nga vranesira dhe shira me intensitet te larte.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 4 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Jugor- jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete 2 balle.
Europa
Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet te larte ku problematike paraqiten Zona e Alpeve dhe Italia Jugore pasi reshjet do te shoqerohen me stuhi te forta ere.
Po ashtu me vranesira dhe reshje shiu e debore do te jete e gjithe Evropa Jugperëndimore sidomos Spanja ku sasite e reshjeve do te jene te konsiderueshme te shoqëruara me ere te forte te cilat do te gjenerojnë dallgëzim te larte ne det.
Në gadishullin Skandinav do te vendoset një qendër me presion te ulet atmosferik e shoqëruar nga një front i ngrohte i pozicionuar ne Suedi duke sjelle mot te kthjellet dhe te ftohte.
Ngjarje ekstreme në Evropë:
Mesdheu rrezikohet nga rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Suedi, Norvegji alarmojnë temperatura te ulëta dhe stuhi te forta ere;
Spanja. Portugalia rrezikohet nga era e forte dhe dallge te larta.
e.t/NOA