English

Pasqyra e Shtypit, 15 Mars 2011

Tiranë, 15 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin për kandidaturat dhe detaje të reja nga parapërgatitja për zgjedhjet elektorale të 8 Majit.

Si edhe për vrasjen e të dënuarit Kurmenaj, me 14 vjet burg, ndodhur dje në Shkodër, ndërsa ishte liruar për disa ditë me leje nga burgu.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Euro false për zgjedhjet e 8 Majit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete skandalin e fundit për eurot e parashikuara të futen në Veri nga Kosova, me qëllimin e mashtrimit të elektoratit.

“PS-PD, lista paraprake e kandidatëve në të gjithë vendin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Del me leje nga burgu, ekzekutohet vrasësi”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Homazh viktimave/ PS shmang Bulevardin, protestë në Gërdec”, i cili flet për vendimin e marrë nga selia rozë, mbi përkujtimin e tragjedisë së Gërdecit të 3 viteve më parë.

“Kiço Mustaqi: Ramizi dha urdhër të qëllohej në 20 shkurt 1991”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Gjykata i lë në burg, Jaka: Biznesi të mos diskriminohet”; “Mori leje nga burgu,ekzekutohet me plumb në kokë i dënuari me 14 vjet vrasje” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Vritet tmerri i Shkodrës”, i cili citon vrasjen e ndodhur dje ndaj të dënuarit me 14 vjet burg, Astrit Kurtmenaj.

“Ekspertiza, armët e Gërdecit, mungojnë 13 milionë dollarë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar tragjedisë së Gërdecit dhe prapaskenave të saj.

Kurse “Rexhep Qosja: Berisha të ikë me lëvizje popullore, dinjiteti kombëtar po tolallizohet” flet për një opinion të dhënë nga akademiku i njohur kosovar, mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Berisha mungon në SHBA”, i cili tregon sesi në samitin “SHBA-Ballkan”, ku do marrin pjesë krerë të lartë të shteteve ballkanike, kryeministri Berisha nuk do të jetë i pranishëm.

“Kontrabanda me naftën virgin, hetim firmës së tretë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Gjakmarrja vret në ditët e lejes nga burgu Kurmenajn”, “Prostitucioni, 6 veta në pranga” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Tirana: Edi Rama, mos blloko Unazën”, i cili pasqyron reagimin e shoqatës “Tirana” në lidhje me kundërshtinë e kryesocialistit për projektin e qeverisë, mbi Unazën e Madhe.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Tuneli i Elbasanit, gati për 18 muaj”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Dita e Verës, mes karnavaleve dhe ballokumeve”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 15 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE