English

Policia e Shkodrës kap 3 persona, kërkoheshin për vjedhje

Shkodër, 15 mars, NOA – Tre persona janë mundur të vihen në pranga nga forcat e policisë së Shkodrës.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari i parë është Keidis D., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim” dhe i dyti,

Indrit Zhutaj, 21 vjeç, shok i tij Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme kanë vjedhur në një banesë ne lagjen “3 Herojt” dhe më pas, kanë tentuar të vjedhin një tjetër banesë, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior.

Bëhet me dije ndërkaq, se në momentin e kapjes, dy personave të lartpërmendur, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura, 100 metër kabllo përcjellës elektrik, 2 trampona të madhësive të ndryshme, 1 matës elektrik, si dhe 2 valigje me vegla pune.

Ndërkaq, ndaluari i tretë ka qenë Sokol Marku 20 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” të qytetit Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ai ka qenë person i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, për veprën penale të “Vjedhjes”.

n.e/NOA

KOMENTE