Pragë, 15 mars, NOA – Eshtë prezantuar dje në Pragë, premiera e filmit "Largimi", me skenar të ish-presidentit të Çekisë, Vaçlav Havel.
Detajet e filmit të Havelit, tregojnë historinë e një kancelari të qeverisë, i cili përballet me një krizë, pasi largohet nga pushteti politik.
Havel, i cili dikur ka qenë një i burgosur politik në Republikën Çeke gjatë regjimit komunist, deklaroi se ishte ëndrra e tij që të qe një producent filmi.
Ai tha se versioni i filmit të tij flet për fundin e njeriut, fundin e një epoke, fundin e një komuniteti, fundin e një dashurie.
n.e/NOA