English

Rrezatimi në Tokio 10 herë më i lartë se niveli normal

Tokio, 15 mars 2011, NOA – Pas shpërthimeve në reaktorët bërthamorë të Fukushimas për shkak të tërmetit apokaliptik të së premtes me magnitudë 8.9 ballë niveli i rrezatimit bërthamor në kryeqytetin japonez Tokio është tashmë 10 herë më i lartë se niveli i tij normal. Por, autoritetet shtetërore të shëndetësisë bëjnë me dije se nuk ka rreziqe për shëndetin e qytetarëve.

Ndërkaq agjencia japoneze Kyodo pohon se rrezatimi në sallën e kontrollit të centralit bërthamor të Fukushimas janë tejet të larta për shkak se aty po punojnë ekspertët e Tepco-s.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe Administrata federale e Aviacionit (FAA) paralajmëroi se është SHBA-të janë të përgatitura për të rishqyrtuar rrugët e ajrit në Japoni.

mit/NOA

KOMENTE