Tiranë, 15 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi deklaroi sot opozita nuk do të lejojë prishjen e Kopshti Botanik. Në një prononcim për mediat ai tha se qytetarët do të bëhen barrikadë për të ndalur prishjen e kësaj vepre publike.
“Ky njeri me dy fytyra që tjetër që tjetër thotë dhe tjetër bën duhet ndaluar dhe qytetarët e Tiranës dhe ne jemi të vendosur të bëhemi barrikadë dhe të mos lejojmë shkatërrimin e Kopshtit Botanik”, tha sot Shalsi.
Ai u shpreh se opozita dhe qytetarët duan të ndërtohet unaza duke mbrojtur dhe ruajtur Kopshtin Botanik, “ndërsa Saliu kërkon të zaptojë Kopshtin Botanik duke i vënë kazmën kësaj mushkërie dhe vlere të qytetit të Tiranës”.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë po tallet me qytetarët. “Ne tregojmë studimin e plotë dhe ndikimin mjedisor social dhe ekonomik. Saliu tallet me qytetarët që po shohin përditë sesi po vidhet dhe shkatërrohet Shqipëria”.
Nga ana tjetër ai i cilësoi si të pajustifikueshme edhe shifrat e dhëna nga qeveria për këtë projekt.
“Ne duam ti tregojmë njerëzve të vërtetën e plotë të projektit dhe sesi do të realizohet. Saliu mashtron duke i gënjyer për ndërtimin, duke afruar në buxhetin e këtij vitit vetëm 50 mijë dollarë për një projekt që kushton 24 milion dollarë”, tha Shalsi.
a.k./NOA