English

Shpërthen bombola e gazit, djeg burrë e grua

Sarandë, 15 mars, NOA – Duke u gdhirë dita e sotme, një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Borsh të Sarandës, ku burrë e grua kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Tragjedia raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të policisë së qytetit jugor, sipas të cilave, rreth orës 00:31 në fshatin Borsh është djegur banesa e 82-vjeçarit Bedo Mici.

Si pasojë, ky person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij Fatime Mici, vjeç 79, e cila ndodhej në banesë ndodhet në spitalin rajonal të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë duke u kryer veprimet hetimore mbi shkaqet e zjarrvënies, por paraprakisht mendohet që shkaqet të jenë aksidentale...(vijon) n.e/NOA

KOMENTE