Japoni, 15 mars, NOA – Një tërmet i ri ka rëndë disa minuta më parë në Japoni. Epiqendra e tij është regjistruar në afërsi të rajonit të Fukushimës. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Meterologjike e Japonisë e cili thekson se tërmeti është 6.3 ballë.
Zona e Fukushimës është kthyer në pjesën me të rëndësishme të goditur nga tërmeti për shkak të reaktorëve bërthamor që ndodhen aty. Sipas medieve ndërkombëtare nga shpërthimi i reaktorit radioaktiviteti ka kaluar normën e lejuar
Edhe vendet fqinje me Japoninë i druhen një rrezatimi të fuqishëm. Për këtë qëllim njerëzit kanë filluar të marrin pilula me jodë, e cila shërben për të ndaluar rrezatimet, deri në një farë mase. Sipas mediat ndërkombëtare shitja e jodit në Kinë dhe në vendet fqinje me Japoninë ka njohur shifra rekord.
a.k/NOA