Shkodër, 16 mars, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar pesë të rinj, të cilët brenda një ditë kanë kryer tre vjedhje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se të rinjtë e arrestuar janë; Gentian Emini, 28 vjeç, banues në Kavajë Ali Muça, 20 vjeç banues në Peqin, Valentin S., 17 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Nihad I. B., vjeç 17 dhe Ajet H. B., vjeç 17 banues në fshatin Kullaj në Shkodër.
Të rinjtë kanë grabitur disa sende në kohë të ndryshme dje në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i tyre është bërë gjatë operacionit policor të koduar “5-Këndëshi”.
Fillimisht janë arrestuar Gentian Emini, Ali Muça, pasi në lagjen “3 Herojtë” i kanë vjedhur një gruaje një çantë dore.
Ndërsa dje rreth orës 18:00, u bë arrestimi në flagrancë i Valentin S., pasi kishte vjedhur disa vegla pune në një punishte.
Po dje rreth orës 23:30, policia e Shkodrës ka arrestuar edhe Nihad I. B. Ajet H. B., pasi dy të rinjtë kanë grabitur në lagjen “Naim Gjylbegu” çantën e një gruaje.
Ndaj të rinjve ka nisur procedimi penal, ndërkohë që një pjesë e tyre, në bazë të ligjit janë të mitur.
a.k/NOA