English

Arrestohet se nuk pagoi taksat

Korçë, 16 mars, NOA – Policia e Korçës ka arrestuar pas tre vitesh një 49-vjeçar i cili kërkohej pasi nuk kishte paguar taksat. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi i ndaluar dje nga policia është Arian Hafesllari, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Ndaj tij kishte një urdhër ndalimi që në datën 5 korrik të vitit 2008. Hafesllari ka paguar detyrimin për taksat në datën 2 mars të këtij viti dhe Gjykata ka revokimin e masës së dënimit.

Pas sqarimit në polici dhe prezantimit të dokumentacionit, punonjësit e policisë së Korçës e kanë lënë të lirë 49-vjeçarin.

a.k/NOA

KOMENTE