English

Arvizu: Nuk ka kohë për ndryshime në Kod

Lushnjë, 16 mars, NOA - Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar sot se afrimi i zgjedhjeve lokale nuk krijon mundësi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor. Nga qyteti i Lushnjës, gjatë një takimi me kreun e bashkisë, Albert Sanxhaku, diplomati amerikan ka theksuar se “nuk ka kohë për ndryshime në Kodin Zgjedhor”.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lushnjë raporton se diplomati amerikan ka zhvilluar takime me drejtues të pushtetit vendor dhe në qendër të bisedave ka qenë çështja e zgjedhjeve vendore dhe përgatitja për zhvillimin normal të tyre.

Arvizu ka theksuar se personalisht do të jetë në terren, për të parë nga afër përgatitjet dhe problemet që mund të ketë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Edhe gjatë takimit me Sanxhakun, Arvizu ka deklaruar se duhet të ketë debate televizive me kundërshtarët politik, në mënyrë që të jepen alternativa për qeverisjen e qytetit dhe administrimin e taksave.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE