English

BE: Frika post-Japoni, të testohen 143 centralet atomike që kemi

Bruksel, 16 mars, NOA – Duke u tronditur nga ajo që ndodhi në Japoni me centralin Fukushima, Bashkimi Evropian duket se ka pësuar një shok të vërtetë në lidhje me çështjen e sigurisë së centraleve bërthamore.

Prandaj, ai ka marrë vendimin për të testuar të gjitha centralet që ndodhen në territorin e vendeve të tij anëtare.

Një fakt të tillë e kanë pranuar të gjithë ministrat e Energjisë të Bashkimin Evropian, të cilët kanë zhvilluar një takim të posaçëm për këtë çështje.

I ashtuquajturi “testi i stresit” për të gjitha centralet, do të zhvillohet njësoj si ai që është kryer tashmë për bankat e rëndësishme në Evropë, me qëllim verifikimin e kapacitetit të tyre të sigurisë.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, gjenden 143 centrale bërthamore, 17 prej të cilave janë në Gjermani dhe 58 të tjera në Francë.

n.e/NOA

KOMENTE