Tiranë, 16 mars, NOA Update – Tekstet shkollore duhet të shpërndahen falas nga ana e autoriteteve mësimore për fëmijët e emigrantëve.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke e publikuar këtë si masën më të re lehtësuese të marrë prej saj ndaj kategorive të ndryshme.
“E jo vetëm për fëmijët e emigrantëve, por edhe për jetimët duhet aplikuar një masë e tillë”, komunikoi ndër të tjera kreu i qeverisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ... (vijon)
n.e/NOA