English

EULEX: Ekziston baza e mjaftueshme për hetimet mbi trafikun e organeve

Strasburg, 16 mars, NOA - EULEX-i ka kapacitete të mjaftueshme dhe mandat për të bërë hetime mbi akuzat për trafik organesh të paraqitura në raportin e Dick Marty.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije shefi i këtij misioni në Kosovë, Ksavier de Marnak, gjatë një mbledhje të posaçme raportuese, zhvilluar në Strasburg, edhe në prani të eurodeputetëve.

Sipas tij, tashmë kanë filluar kontaktet dhe bashkëpunimi edhe me autoritetet e Shqipërisë, gjithashtu ka pasur kontakte edhe me Serbinë lidhur me një fakt të tillë, e me sa duket sipas Marnak, këto mjaftojnë për të kuptuar se EULEX-i e ka marrë këtë punë seriozisht. Sipas EULEX-it, ekziston sistemi i mbrojtjes së dëshmitarëve, por nëse numri është i konsiderueshëm, atëherë duhet menduar për strehimin e tyre dhe të familjeve përkatëse në shtetet anëtare. Ndërkaq, eurodeputetët mbeten ende të ndarë lidhur me raportin Marty, nëse duhet besuar apo s'duhet besuar. Sipas EULEX-it, baza e deritanishme e hetimeve është vetëm raporti Marty.

n.e/NOA

KOMENTE