Paris, 16 mars, NOA - Mediat franceze kanë njoftuar sot se pjesa më e madhe e gazetarëve të tyre, që gjenden në Japoni, janë larguar nga ky vend, për shkak të problemeve që mund të shfaqen nga radioaktiviteti.
“Radio Franca” u ka kërkuar reporterëve të saj, që në një kohë sa më të shpejtë, të largohen nga vendet ku janë pozicionuar për raportime. Sipas kësaj agjencie, në Japoni do të rri vetëm një gazetar që punon i pavarur.
Po ashtu, edhe dy ekipe të “I-Telè” dhe dy reporter special të televizionit “BFM”, sipas medias franceze, janë duke shkuar në qytetin Osaka, ku më pas do të marrin avionët për në Paris.
Rreth 50 gazetarë të televizioneve “France 2” e “France 3” janë duke u larguar nga zonat më të dëmtuara. Në një njoftim zyrtarë, “France TV” bëri të ditur se në një përkeqësim të situatës, të gjitha ekipet do të kthehen në Francë.
a.k/NOA