English

Japonia ngre duart përpjetë: SHBA-BE, na ndihmoni!

Tokio, 16 mars, NOA – Pasi ka treguar mjaft durim dhe maturi në përballimin e emergjencës së krijuar nga tërmeti dhe tsunami i javës së kaluar, duket se Japonia është dorëzuar dhe kërkon tashmë ndihmë nga shtetet e fuqishme të botës.

Kështu, qeveria japoneze i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian për situatën e krijuar pas viktimave të shumta që krijoi tërmeti dhe tsunami.

Nga ana e tij, presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso, tha se bëhet fjalë për ndihmë materiale si batanije, dyshekë dhe fuçi të mëdha uji.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se Japonia ka kërkuar edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë në centralet nukleare.

n.e/NOA

KOMENTE