Londër, 16 Mars NOA - Dy fotografi në harkun e pak sekondave: në një prej të dyjave shfaqet një objekt tepër misterioz në qiell. Po hëna? Një refleks i aparatit fotografik? Objektivi i pa pastruar mirë? Ende nuk mund të themi asgjë me siguri, por imazhi që ka ofruar një lexuese është me të vërtetë i pabesueshëm. Në këtë sekuencë shihet qielli pa “ufo” dhe më pas shfaqet objekti misterioz. Në foton e tretë është më i zmadhuar dhe në një formë më të definuar. Edhe pse mund të bëhet fjalë vetëm për një iluzion optik, ky mister mbetet me të vërtet tërheqës. Gjithçka mbetet për tu zbuluar në vazhdim.
r.b/NOA