English

Libi, 4 gazetarë amerikanë deklarohen të zhdukur

E mërkurë, 16 mars 2011, NOA- “New York Times” ka deklaruar të humbur katër gazetarët e saj të dërguar në Libi.

Ky lajm është publikuar ditën e sotme nga kjo e përditshme amerikane, e cila ka thënë se reporterët kishin kontaktuar për herë të fundit me redaksinë nga qyteti i Ajdabijës, dy ditë më parë.

Ndërkaq kryeredaktori i gazetës, Bill Keller, shprehet se dyshon që gazetarët mund të jenë kapur prej forcave qeveritare, por ai shton se nuk mund ta konfirmojë lajmin.

Vetë kjo e përditshme ka nisur të gjitha rrugët e mundshme të saj për gjetjen e vendndodhjes së gazetarëve, pas luftimeve të përgjakshme që po ndodhin në Libi.

Prej afro një muaji në këtë vend kryengritësit kundër qeverisë së Muamer Gedafit dhe përkrahësit e tij po përleshen mes tyre duke e çuar në tragjik numrin e viktimave dhe bilancin e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE