English

Motorola Gleam, pasardhësi i RAZR V3

SHBA, 16 Mars NOA - Eleganti Motorola Gleam, pasardhësi i RAZR V3 që është njoftuar muajin e kaluar, do të debutojë këto ditë dhe në tregun italian, më një çmim i cili është tepër interesant pasi bëhet fjalë për 99 euro. I disponueshëm në tre variante ngjyrash (gri grafiti, Thistle dhe si llak i kuq), Motorola Gleam është projektuar për të gjithë të pasionuarit e një dizajni të veçantë të telefonit të tyre. Ai përfshin një ekran 2.4 polësh në formatin QVGA, kamerë 2.0 megapiksel, lexues MP3 me radio FM, Bluetooth dhe memorie të zgjerueshme me skedat mikro SD. Motorola Gleam është tepër elegant, praktik dhe i ofron konsumatorit dhe funksionalitetet kryesore. Ky celular është prova se një dizajn i suksesshëm është gjithmonë në modë.

r.b/NOA

KOMENTE