Korçë, 16 mars, NOA – Një grua 50 vjeçare është ndaluar nga policia e Korçës pasi dyshohet si autore e grabitjes së një varëse floriri. Qytetarja me inicialet F.B, banuese në lagjen Nr. 8 Korçë, është ndaluar pas denoncimit që ka bërë 64-vjeçarja S.M.
Pas marrjes së dëshmive, ndaj 50-vjeçares ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Sipas gruas së dëmtuar, F. B i ka marrë një varëse floriri së bashku me medalionin në datën 14 mars.
64-vjeçarja ka thënë se polici se varësja e floririt dhe medalioni kanë pasur një vlerë të konsiderueshme monetare.
a.k/NOA