English

Parashikimi i motit për 17 Mars 2011

Tiranë, 17 mars 2011, NOA - Dita e enjte do te karakterizohet nga vranësira dhe shira ne te gjithe territorin shqiptar ku shira me intensitet te larte do te kete ne veri dhe veriperendim ndersa me vranesira dhe shira te dobet do te jete ne pjesa tjetër e vendit.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe pasditja do te vijoje me vranësira dhe shira ne te gjithe territorin ku problematike situata do te mbetet ne veri-veriperendim si edhe nje pjese te qendres ndersa ne zonat Jugore shirat do te jene me te paket.

Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet qe te kemi dobësim te ndjeshëm te shirave ne te gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje me 3 grade ne vlerat e mëngjesit, por mesdita do te sjelle 4 grade renie te temperaturave ne vend.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndersa dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon do te mbetet 2 balle.

Europa

Jugperëndimi i kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore, here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere, ne Portugali dhe Spanje.

Po ashtu me vranesira dhe reshje shiu e debore do te jene zona e Alpeve, Mesdheu dhe Ballkani Perendimor.

Europa qendrore do te dominohet nga mot i paqëndrueshëm pasi vranesirat dhe shirat do te jene prezent por me intensitet te ulet ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te jete me mot te kthjellet dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Zona e Alpeve, Rajoni i Mesdheut alarmojne reshje shiu e dëbore;

Portugalia, Spanja rrezikojne stuhite te forta ere dhe dallge te larta:

Skandinavia do te kete stuhi te forta ere dhe dëbore te paket.

e.t/NOA

KOMENTE