Tiranë, 16 mars, NOA - Gazetat shqiptare paraqesin listat paraprake të kandidatëve të PD dhe PS për zgjedhjet e 8 Majit, sikundër paraqesin edhe mesazhin e politikës amerikane ndaj asaj shqiptare në 20-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Eurot false, alarmi i Bankës Evropiane”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete fakte të reja mbi skandalin e hapur prej saj me eurot false, të programuara për t’u shpërndarë ndaj elektoratit gjatë fushatës së zgjedhjeve të 8 Majit.
“Rama-Berisha, incident në televizionin publik bullgar” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Ndryshon ligji për procedurat tatimore, ja bizneset që preken”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zgjedhjet e 8 Majit/ PD-PS, zbulohen emrat për bashkitë dhe komunat”, i cili flet për listat paraprake të kandidatëve për zgjedhjet e 8 majit, të dy selive kryesore politike në vend.
“Lubonja: Prapaskenat e takimit të 6 marsit 1997, si ra opozita në grackë, në zyrën e Berishës”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Valbona Çoba: Anglezi im, xheloz”; “Gazi shkakton tragjedi, vdes çifti i të moshuarve” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Dosja Tropoja, faktet e reja” i cili citon sesi Hamdi Haklaj vrau dy vëllezër me bukë në gojë.
“DIA: Mafia shqiptare, pushton Italinë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar raportit të fundit të Drejtorisë së Investigimit Italian.
Kurse “Shkodër, vrasja/ Perfeksionohet Kanuni, zhduken provat” flet për vrasjen e fundit të ndodhur ndaj të dënuarit që mori leje nga burgu.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Klinton: Qeverisni me llogaridhënie”, i cili tregon mesazhin e dhënë nga sekretarja amerikane e Shtetit, në 20 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
“Nafta virgin, hetim tatimeve dhe doganave” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Gjoba të rënda, kush nuk paguan kontributet”, “Shpërthimi i gazit djeg gruan, burri pëson atak” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Rama refuzoi mbikalimet, 34 të vdekur në aksidente”, i cili pasqyron shifrat e tragjedive rrugore të shkaktuara nga mungesa e mbikalimeve në kryeqytet.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Basha me Arvizu: Filozofia e paqes, kundër asaj të dhunës, ende në rend dite”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Liqeni Artificial, i mbytur me plehra deri në fyt, Bashkia nuk reagon”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 16 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.