English

SHBA: Urgjent ndërhyrje ushtarake në Libi!

Uashington, 16 mars, NOA – Zgjidhja e situatës së konfliktuar në Libi, paraqet nevojën urgjente për të formuluar një strategji politike.

Ky ka qenë reagimi më i fundit i mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me Libinë, duke pohuar se vendi arab i Afrikës Veriore paraqet nevojën ndoshta edhe për një ndërhyrje ushtarake.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, ka pohuar konkretisht se presidenti Obama po mundohet të sigurojë që çdo lloj vendimi që të marrë, përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Libi, të jetë vendim i drejtë.

“Nuk besoj se populli amerikan do të dëshironte që presidenti të vepronte në mënyrë të njëanshme duke përdorur ushtrinë pa shqyrtuar me kujdes se cilat do të ishin pasojat dhe synimet e këtij veprimi”, deklaroi ai.

Nga ana e tyre, politikanët amerikanë kanë vijuar të ushtrojnë presion mbi administratën Obama në mënyrë që të shpejtojë vendimin për ndërhyrjen ushtarake në Libi.

n.e/NOA

KOMENTE