English

Shëndeti: Deti brenda në një dhomë

E mërkurë, 16 mars 2011, NOA- “Deti brenda në një dhomë”, është emërtimi i produktit të limituar të dhomës “Aerosal” e realizuar nga Guillermo Mariotto.

Bëhet fjalë për një vepër që është krijuar për të riprodhuar të njëjtën klimë dhe ajër që thithet dhe ndihet në det dhe në minierat e kripës, që do të prezantohet në shfaqjen botërore dedikuar bukurisë në Bolonja në 18 mars.

Aerosal është një dhomë ku dyshemeja dhe tavani janë mbuluar dhe shtruar në mënyrë të tillë ku përbërja kryesore është kripa, e cila do të garantojë një ambient anti-alergjik dhe me temperaturë të qëndrueshme, e cila pritet të sjellë një qetësim total të trupit dhe të njeriut që do të futet brenda.

a.y/NOA

KOMENTE