English

Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit, sot takim homazh për Hysen Hakanin

Tiranë, 17 mars, NOA – Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit ditën e sotme do të zhvillojë një takim homazh për nder të regjisorit të shquar, “Artistit të merituar” Hysen Hakani, cili u nda nga jeta pak javë më parë.

Kolegë, familjarë, miq, shokë, njerëz të artit e kulturës, dashamirës të mjeshtrit Hakani do kujtojnë edhe një herë regjisorin e shquar, autor i rreth 30 filmave artistikë dhe dokumentarë, mes të cilëve “Fëmijët e saj”, “Debatik”, “Toka jonë”, “Njësi gueril”, “Ndërgjegja”, “Plaku dhe hasmi” etj.

Hysen Hakani u lind në 28 korrik 1932. Studimet e larta i kreu në BS, ku u diplomua për regjisor më 1957.

Nga ky vit, u emërua në Kinostudio ku realizoi shumë filma artistikë, kronika e dokumentarë.

U shua më 7 shkurt, në moshën 79-vjeçare, por do të kujtohet e do të mbahet mend si regjisori i parë i filmit shqiptar, regjisori që hodhi themelet e kinematografisë së re, bashkëthemelues i artit të shtatë në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE