English

Arrestohen 2 dhunuesit e komunitetit Rom

Tiranë, 17 mars 2011, NOA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për plagosje, dëmtim të pronës dhe prishje të rendit publik.

Këto arrestime u kryen në vijimësi të punës së policisë, ku njoftohet se u dëbuan nga banesat e tyre, pjesëtar të Komunitetit Rom.

Klodian Vladi, 22 vjeç dhe Besmir Vladi, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, u ndaluan pasi dyshohen se disa ditë më parë, në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë, tre persona, pjesëtarë të komunitetit Rom dhe më pas kanë shkatërruar me zjarr dy prej banesave të tyre, duke i djegur ato plotësisht.

Por menjëherë pas këtij konflikti, përfaqësues e pjesëtar të komunitetin Rom janë larguar për t’u zhvendosur në një tjetër zonë.

Ndaj dy të ndaluarve kanë nisur hetimet dhe ata pritet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE