“Askush dhe për asnjë motiv nuk mund të penalizojë organizatën e Policisë së Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij në përmbushje të detyrës së ngarkuar me ligj, ketë ta keni mire parasysh ju si drejtues dhe t’ua transmetoni dhe punonjësve të policisë në varësinë tuaj”.
Nga Hysni Burgaj
Siç e dini jemi përpara një ngjarjeje shume te rëndësishme, siç janë zgjedhjet për Pushtetin Vendor,te cilat vlerësohen nga te gjithë aktoret e shoqërisë shqiptare dhe faktori ndërkombëtar. Kam kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes në ditën e hapjes së këtij trajnimi me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe lokal, dhe të sigurojmë të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare dhe partneret tanë ndërkombëtare se Policia e Shtetit do të përmbushe me sukses të gjitha detyrimet që i ngarkohen nga kuadri ligjor për procesin zgjedhor.
Ne këto trajnime do kalojnë te gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do angazhohen me shërbim ne mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor. Gjate këtij trajnimi do njiheni me legjislacionin për zgjedhjet, rolin dhe detyrat e Policisë së Shtetit në ketë proces, procedurat e bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe gjithë aktorët e tjerë pjesëmarrës në ketë proces, hetimin e veprave penale dhe shkeljeve që lidhen me procesin zgjedhor, përgatitjen e akteve administrative, bashkëpunimin dhe marrëdhëniet që do mbani me median e probleme te tjera.
Në këto kushte do kërkoja nga ju dhe nëpërmjet jush për strukturat vartëse që ta vlerësoni maksimalisht ketë proces trajnimi si kusht për realizimin me sukses të misionit të Policisë së Shtetit në sigurimin e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit ka për detyrë të kontribuojë pozitivisht në procesin parazgjedhor dhe të sigurojë zbatimin e ligjit gjatë votimit dhe numërimit të votave.
Dua të evidentoj se në procesin zgjedhor duhet të kuptoni dhe ta trajtoni me rëndësinë e duhur çdo fazë, ku për nga shtrirja kohore po i rendis si detyra dhe me konkretisht:
Detyra të natyrës përgatitore të strukturave policore, para fillimit të fushatës zgjedhore; (Qe nga ky trajnim e ne vazhdim)
Detyra të strukturave tona gjatë zhvillimit të fushatës nga ana e subjekteve elektorale;
Detyra para ditës së votimit, që lidhen kryesisht me shpërndarjen dhe ruajtjen e dokumenteve zgjedhore;
Detyrat e Policisë së Shtetit në ditën e zhvillimit të votimeve,transportimit te kutive te votimit e dorëzimit ne vend numërimin e votave(VNV) dhe së fundi,
Detyra pas shpalljes paraprake dhe përfundimtare të rezultatit të Zgjedhjeve.
Për sa më sipër, është detyra juaj dhe pritshmëria e qytetarëve që ju të punoni për të siguruar zbatimin e ligjit, veçanërisht dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të Udhëzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Askush nuk mund të dalë mbi ligjin”.
Paragrafi 3 i nenit 6 të Ligjit për Policinë e Shtetit përcakton shprehimisht që Policia është e depolitizuar dhe Policia duhet t’i kryejë detyrat në përputhje me ligjin.
Me ketë rast kërkoj nga te gjithë ju, që për çdo punonjës policie që do të veprojë në kundërshtim me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore, që normojnë veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor, të fillojë menjëherë ecuria disiplinore e ligjore ndaj tij.
Askush dhe për asnjë motiv nuk mund të penalizojë organizatën e Policisë së Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij në përmbushje të detyrës së ngarkuar me ligj, ketë ta keni mire parasysh ju si drejtues dhe t’ua transmetoni dhe punonjësve të policisë në varësinë tuaj.
Së shpejti do keni në dispozicionin për të gjithë punonjësit e policisë një broshure me të gjithë informacionin e vlefshëm të cilin duhet ta njihni, ta kuptoni dhe zbatoni ndërsa u afrohemi zgjedhjeve të 8 Majit 2011. Kemi mbështetjen e misioneve ndërkombëtare të asistencës teknike PAMECA III dhe ICITAP, së bashku me OSBE-në për dhënien e trajnimit dhe materialeve të referimit, të cilat do t’ju udhëheqin në marrjen e vendimeve te drejta për përmbushjen me sukses te këtij procesi.
Dua të theksoj që një shtet demokratik të zhvillohet dhe lulëzojë, ai duhet të respektojë parimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetari ka të drejtë dhe mundësi të votojë në përputhje me ligjin dhe të ketë sigurinë e votës së fshehtë dhe të numërimit të votave me efektshmëri dhe saktësi. E drejta e votës është e shenjtë. Ne të gjithë duhet të jemi krenare dhe të privilegjuar që ligji na ngarkon me detyrën fisnike të ruajtjes së shenjtërisë së kësaj të drejte. Të drejtat e individëve janë të shenjta. Detyra jonë për mbrojtjen e të drejtave është po aq e shenjtë.
Raportet e organizmave ndërkombëtare për zgjedhjet e viteve 2005, 2007, 2009 kanë nënvizuar qëndrimin e shkëlqyer te shërbimeve te Policisë se Shtetit ndaj proceseve elektorale. Le të konfirmojmë, të gjithë se bashku dhe një herë, se Policia e Shtetit do të jetë pararojë dhe promotor i vlerave më të mira të një shoqërie demokratike.
*Fjala e Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në ceremoninë e trajnimit të efektivave për zgjedhjet.