Kamëz, 17 mars, NOA - Bashkia e Kamzës ka vendosur të rrisë nivelin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, me qëllim zhvillimin e politikave lokale. Për këtë qëllim, nesër në orën 10.00, në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz do të prezantohet një projekt që synon afrimin e strategjive, mes organit vendimmarrës dhe shoqërisë civile
Projekti “Vëzhgim, vlerësim dhe mbështetje për përmirësimin e marrëdhënieve të strukturave vendore me organizatat e shoqërisë civile. Në zhvillimin e politikave lokale, si pjesë e rëndësishme e zhvillimit drejt integrimit Evropian”, organizohet nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Bashkia Kamëz .
a.k/NOA