English

Bogdanoviç: Presim kompromis nga dialogu, por nuk e njohim Kosovën

Beograd, 17 mars 2011, NOA- Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës do të fillojnë më 25 dhe 26 mars, ky fakt është konfirmuar nga ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

Ai është shprehur se nga këto takime priten rezultate konkrete në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kompromisi mes dy vendeve

Sipas tij vetëm kjo është rruga për sheshimin e konflikteve të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë, por pa lëshimin mbi propozimin për autonominë e veriut të Kosovës në këmbim të njohjes së shtetit.

Ndërkaq ai shton se priten rezultate konkrete, por Serbia sërish i qëndron vendimit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE
  • gjenco12:42 - 18 Mars 2011
    kompromis per cfare? Qe Kosova te njehe Serbine?Apo per Veriun?