English

Clinton: Ndalim-fluturim mbi Libinë, Gedafi diktator i pashpirt

E enjte, 17 mars 2011, NOA- Hillary Clinton, Sekretarja Amerikane e Shtetit, që nga Tunizia u shpreh se do të vendoset një bllokade ndalim-fluturimi mbi Libinë.

“Një zonë ndalim-fluturimi do të thotë që duhet të angazhohemi në luftime jo vetëm me avionët e ushtrisë libiane, por edhe me sistemet e tyre të mbrojtjes në tokë. Nuk mund të dërgojmë pilotët tanë atje lart që të rrëzohen në Libi nga raketat tokë-ajër”, deklaroi Clinton.

Sekretarja Amerikane e Shtetit nënvizoi faktin se ky bllokim është një paralele me një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Libi.

Ajo theksoi më tej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura të mos ndërhyjnë të vetme, ndërsa presin një rezolutë të OKB-së për çështjen.

Sipas Clinton, Gedafi duhet të largohet dhe duhet t’a bëjë këtë menjëherë pasi ajo e ka cilësuar si një diktator të pashpirt i cili është në gjendje të shkatërrojë gjithçka për të ruajtur pushtetin”.

a.y/NOA

KOMENTE