Barcelonë, 17 Mas NOA - Një lajm i tmerrshëm vjen në ekipin e Barcelonës. Mbrojtësi Eric Abidal faktikisht është diagnostikuar me një tumor në mëlçi për të cilin do ti nënshtrohet një operacioni ditën e premte. Komunikimi i këtij lajmi të hidhur është bërë nga vetë klubi i Barçës nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në ueb. Abidal, që aktualisht është 31 vjeç, do ti nënshtrohet ndërhyrjes në Barcelonë dhe operacioni do të zhvillohet nga doktor Jopep Fuster Obregon.
“Me kërkesë të vetë lojtarit është bërë e mundur që të respektohet çdo privatësi e jetës së tij në lidhje me këtë çështje”.
r.b/NOA