English

Gjendet i pajetë në grykëderdhjen e lumit Erzen, 30 vjeçari dyshohet për vetëmbytje

Shijak, 17 mars 2011, NOA- Pak minuta më parë në lumin Erzen në Shijak është gjetur një trup i pajetë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se kufoma është gjetur në grykëderdhjen e lumit Erzen dhe është identifikuar si Admirim Sade.

Burime zyrtare nga policia thonë se viktima mund të jetë rreth të 30-ve.

Megjithatë nuk bëhen ende të ditura shkaqet që kanë çuar në vdekjen e të riut dhe as koha kur ai ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë sipas policisë bëhet e ditur se Sade ishte larguar nga familja disa ditë më parë dhe sipas familjarëve të tij ai vuante nga depresioni.

Nga ana e uniformave blu ka nisur menjëherë puna për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në humbjen e jetës së viktimës, ndonëse dyshohet për një vetëmbytje.

a.y/NOA

KOMENTE